Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth peshes se bebes

Pershendetje e nderuara doktoresh. Kam vajzen 3 muaj e dy jav. Ka lind me pesh 3.500, tash ka peshen 6.150 e ushqej me qumesht gjiri. Disi me duket qe ka shtu pak pesh. Ta ushqej edhe me qumesht shtes? Faluminderit

Valentina Tuana Ibishi (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Valentina

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Mendoj që vajza juaj ka shtuar mirë në peshë.

Ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Çdo të mirë.

/komuniteti