Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bebja ime ka kolle dhe i lotojne syte

Pershendetje ! Vajza ime eshte 1 Muajshe ,ka dy dite qe kollitet dhe teshtine ,gjithashtu i lotojne syte . eshte kjo ndonje viroze ?? dhe si duhet te kujdesem ,mundesisht me rokomandoni ndonje caj bimor per kollen per bebe 1 muajshe Faleminderit ! Ju pergezoj per punen qe kryeni ne kete faqe ! Jam ne pritje te pergjigjes tuaj

Blerta Memushaj (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Blerta,

Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si problemet me hundë gjatë flamosjes, tharrja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë, etj. 

Foshnja juaj duhet të vlerësohet nga pediatri i juaj për të marrë terapinë e duhur. 

Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti