Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku te bebi im

Prsh desha tju pyes juve per nje shqetsim timin ka pas nje jav qe bebja ime esht dal me veshtersi dhe ndonjeher pak kapas ngapak edhe jashtqitje me te gjelbert e ushqej vetem qumsht te gjirit nuk e kam dit qe duhet me mbajt per me gogsu por dje kam lexu ne portal ndoshta ka edhe ngerqa ne bark mduket qe e ka edhe barkun si te fort se di nuk jam e sigurt kam provu me disa opsione popullore me vaj ne anus dhe esht shliru por tash sedi adote del me veshtersi prap apo jo qkate bej?

Kosovare Zeqiri (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Kosovare

Nëse një foshnje ushqehet mjaftueshëm me gji, shton mirë në peshë, e ka barkun e butë, nuk vjell tej normales, është e qetë, liron gazra, atëherë mungesa e jashtëqitjes edhe deri një javë nuk duhet të jetë shqetësuese.

Në parim nuk preferohet të ndërhyhet në rregullimin e jashtëqitjes për shkak të mundësisë së krijimit le ta quajmë një lloj vartësie nga ndihmesat e mundëshme. Fillimisht ofroni foshnjes suaj çaj maraje (Fennel Tea) ne sasira te vogla dhe pritni efektet.

Ekzistojnë edhe preparate tjera farmaceutike në formë pluhuri të cilat duhet pregaditur me qumësht ose çaj për rregullimin e jashtëqitjes! Ne rast se të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë duhet përdorur me kujdes, sipas udhëzimeve përkatëse, mikroklizma.

Të gjitha veprimet e lartëpërmendura duhet ndërmarrur në konsultim të ngushtë me pediatrin tuaj!

Gjithë të mirat.

/komuniteti