Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për vajzën time

Pershendetje doktor desha te ju pys rreth ushqimit te vajzes sime 7 muajshe dua te di prej cilit muaj mundem te yiej veze ju faleminderi.

Fjolla Carani (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Fjolla

Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm një e katërta e të verdhës së vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë.

Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

/komuniteti