Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A ka mundësi ushqimi pa qumësht për beben 5 muajsh?

Beba jon deri me tani eshte ushqyer me qumesht pluhur tani kemi filluar me qumesht tetrapak mirepo ka shume barkeqitje te shpeshta a ka mundesi ta ushqejme me ndonje ushqime tjeter dmth fare mos te perdoret qumeshti

Avdullah Bunjaku (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Avdullah

Sipas rekomandimeve shëndetsore foshnja deri në moshën 12 muajshe duhet të ushqehet me qumësht gjiri ose qumësht formule për foshnje. Qumështi në periudhën foshnjore është ushqimi kyç, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për qumështin e nënës apo substancat me bazë qumështi lope (qumështi i adoptuar për foshnja). Kur nëna nuk ka qumësht apo nuk ka mjaftueshëm, atëherë zgjedhja e vetme është zëvendësimi industrial me bazë të qumështit të lopës, gjegjësisht qumështi i adoptuar, i cili plasohet në treg me firma të ndryshme tregtare.

Gjithë të mirat.

/komuniteti