Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e vajzës time

Pershendetje Doktor. Desha tju pyes:kam gocen 5muajshe.peshon 6300 kg.ka lindur 3e700 kg.deri para 2javesh e kam pasur vetem me gji.pastaj i fllova lengun e frutave dhe mualebi.dua te di nga nese esht mire me kete pesh dhe cfare ti filloj ushqim tjeter.te falenderoj.jgithe te mirat.

Suela Zeneli (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Suela

Vajza juaj ka shtuar shumë mirë në peshë. Ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Vazhdoni me ushqime solide, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tilla si pemë, perime dhe cereale (drithëra).

Çdo të mirë.

/komuniteti