Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Zëri i shterrur i vajzës

Pershendetje zonja Niketa! Kam vajzen 4 muajshe qe dy dite sikur ju ka shterr zeri pak, kollitje nuk ka as temperatur...a mundeni te me tregoni, pse ju ka shterr zeri dhe qfare mund ti perdor??!

Bila - Adea (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Bila,

Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si problemet me hundë gjatë flamosjes, tharrja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë, etj. Përgjigja më e qëlluar për karakterin këshillues të portalit tonë, në pyetjen tënde është se ekzistojnë preparate bimore dhe farmaceutike për kollitje për fëmiun tënd. Për llojin e tyre duhet të vendos pediatri juaj pas konstatimit të gjendjes reale!

Gjithë të mirat.

Bila - Adea (11 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjigjjen, gjithe te mirat edhe per ju!

/komuniteti