Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Cfare ushqimi duhet per nje femije 9 muajsh

Cfare ushqimi duhet per nje femije 9 muajsh?

Arta Kalaveshi (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Arta

Ju mund te filloni me ushqyerjen e femijes me ushqime te forta. Ja se cfare rekomandohet: Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç), drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng pa citron (molla apo dardha).

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti