Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi i bebit

Prsh doktorresh. Kam gocen 7 muajshe e gjysem.e ushqej me gji vetem` ne mbremje dhe naten se jam ne pune diten.doja nga ju nje recete ditore per vaktet dhe sasin.cfare ti jap ne mengjes,dreke dhe mbasdite.pasi e kam femin e pare dhe nuk di.e le me kujdestare po ajo i jep cfare i teket.tjeter i them une e tjeter ben ajo.shpresoj qe kesaj here do marr nje prgj nga ju.ju lutem dhe do ua di shume per faleminderit.klm.

Eda + Ambla. (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Eda

Mundohuni që foshnja juaj të ushqehet sa më shumë me fruta, drithëra dhe perime, ato nuk krijojnë mbipeshë tek fëmija dhe sigurojnë vitaminat dhe energjinë e nevojshme për të. Ushqimi për foshnjen 7 muajshe duhet të përmbajë, djath të butë të pasterizuar, jogurt, drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), qullra pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng molle apo dardhe.

Gjithë të mirat.

Eda + Ambla. (11 vite më parë)
shumeeeeeeeeeeeeeeeee flm doktoreshe.

/komuniteti