Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Parehatia gjate nates

Foshnja ime eshte 9 muajshe, e cila gjate nates nuk ben gjume te rahatshem pasi qe ka gazera te cilat i leshon duke qare dhe nuk rehatohet, nuk e di arsyen pse vie deri tek kjo, kur diten ben gjume te qete?!

Lira (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Formimi dhe mepastaj lirimi i gazrave ka te beje drejtpersedrejti me precesin e tretjes se ushqimit. Pasi qe ky problem eshte me i theksuar gjate nates,ju mbetet te hetoni dhe te korigjoni ne drejtim te llojit te ushqimit te cilin ia ofroni foshnjes suaj ne mbremje. Ushqimi ne mbremje duhet te jete i lehte per tretje , mundesisht pa yndyrera dhe fibra. Nese foshnja juaj eshte ne gji ,atehere duhet te keni kujdes qe ne ushqimin tuaj (te nenes) te kete sa me rralle fasul, laker, pije te gazuara, pije ekscituese,...Nese te gjitha keto i keni bere dhe foshnja ende eshte e parehatshme atehere duhet hulumtuar fecesin ne cista dhe parasite, intolerancen ndaj laktozes dhe dritherave,...

/komuniteti