Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ne lidhje me jashteqitjen

Pershendetje Doktor, femija im eshte nje djale i moshes 2.8 vjec dhe jashteqit sikur nje dele, me kokra te vogla e te shkeputura nga njera tjetra, kuptohet jo gjithmone por shpesh. Ai ha dhe pi normalisht vaktet dhe midis vaktet. A ka ndonje gje per tu shqetesuar? Faleminderit

Valbona (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Dieta përkatëse me përmbajtje të shtuar të fluideve është mënyra më e mirë e rregullimit të jashtëqitjes.Me fluide nënkuptojmë gjithçka është e lëngëshme duke filluar nga sasia e mjaftueshme e ujit të pijes, çajrave bimore, lëngjeve të pemëve, supës, çorbave etj.Po ashtu të preferuara janë: dardha, kumbulla, kivi, fiku, cerealiet, fibrat,...etj. Duhet redukuar në ushqim bananen, patatet, keksat, orizin, ushqimet e shpejta dhe të thata.

/komuniteti