Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Intoleranca në laktozë

E kam djalin 2.7 muaj, ka dhe hemoglobinin e ulët, përdorë feroglobin dhe legofer + vitamin c. Pyetja ime është: A ka mundësi ky fëmijë të përdorë prodhime të qumështit sidomos kosin se kur ja bëjmë kontrollat disa herë na kanë thënë mundet disaherë jo, dhe qumështi i dhisë a është i lejuar në përgjithsi? Ju flm.

Sara (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Edhepse nga pyetja nuk është e qartë, megjithatë supozoj se djali juaj është 27 muajsh dhe se trajtohet për anemi. Është e vërtetë se qumështi i konsumuar tej mase mund të kontribuojë në aneminë e fëmiut, në vecanti nëse nuk merr edhe ushqime të tjera si të kuqtë e vesë, mishin e kuq, spinaqin, repanin e kuq, boronicën,...Përdorimi i kosit, në sasi normale, nuk është mangësi por përparësi. Qumështi i dhisë, definitisht nuk preferohet të përdoret tek fëmiu anemik, e as tek fëmijët e tjerë, sepse mund të shkaktojë një lloj të veçantë të anemisë...

/komuniteti