Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjëndra

Fëmija im është 20 muajsh, jam e shqetësuar kohëve të fundit, sepse kur e prek nën vesh në anën e majtë, më duket se e ka bukur të fryrë një si gjëndër, apo nuk di si t'i them... çfarë më rekomandoni doktor?

Dita (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Shkaqet e rritjes së gjëndrrave përreth qafës janë të shumta duke filluar nga infeksionet e vet gjëndrrës, pastaj infeksionet e fytit, veshit, prishjet e dhëmbëve. Duke pasur parasysh të gjitha këto, jo rrallë rekomandohet, fillimisht, trajtimi i fëmiut me antibioterapi përkatëse dhe mjekim të problemit bazë. Poashtu një numër i konsiderueshëm i sëmundjeve ngjitëse virale shoqërohet me rritjen e gjëndrrave. Sëmundjet e gjakut gjithnjë duhet pasur në konsideratë. Ju mbetet që me pediatrin tuaj t'i diskutoni të gjitha këto e mëpastaj eventualisht të konsultoni pediatër - hematologun dhe/ose infektologun.

/komuniteti