Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vaj peshku dhe pika AD3

I nderuar pediatër, baba ime është 6 muajshe dhe i jap pikat AD3 nga 3 pika dhe vaj peshku një lugë të mesme çdo mëngjes (kam filluar para dy javësh), desha të pyes: A duhet ti ndërprejë pikat AD3 dhe a jam duke i dhënë sasinë e duhur të vajit të peshkut? Flm shumë

Vjosa (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Çdo foshnje gjatë gjithë vitit të parë të jetës duhet të marrë vitaminat D3 si profilaksë.Doza e preferuar është 400-600 UI në ditë e që sigurohet me 3-4 pika vitamin D3.Vitamina D3 mund të ipet edhe gjatë vitit të dytë të jetës në muajt e vjeshtës dhe të dimrit ,varësisht nga zhvillimi i eshtrave të fëmiut.Vaji i peshkut nuk ka nevojë të ipet si profilaks rutinore para moshës 1 vjeçare.Pas kësaj moshe duhet përcaktuar për njërën prej këtyre dyjave D3 ose vajin e peshkut.

/komuniteti