Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sherimi i anemise tek femija 7 muajsh

Djali im tani i mbush 7 muaj dhe sipas mjekut ai eshte anemik dhe me ka pershkruar 2*15 pika hekur ne dite. Une jam e interesuar te di ndonje menyre tjeter per sherimin e anemise (permes ushqimit). Ju lutem me keshilloni.

Dita (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Duke pasur parasysh moshen e foshnjes suaj dhe kufizimet ne perzgjedhjen e ushqimit per kete moshe veshtire se mund te korigjoni ne menyre adekuate anemine! Megjithate sadopak munt te kontriboni ne kete drejtim duke i ofruar foshnjes suaj ushqime familjare te pasura me hekur si mish te viçit te ri, mish te shpezeve, oriz, spinaq, te kuqet e vese e me vone edhe melçi te shpezeve dhe te viçit te ri, leng-qull boronice, rapan te kuq, domate,....

/komuniteti