Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha

Ju pershendes shume, me shqeteson fakti pse pediatri nuk mundet me gjet shkakun pse djali im nuk shton peshe, i ka 9 muaj, 7 kilogram i ka, ka mjaft apetit hane shume, i kom dhon puervit 1 muaj por prape nuk shton ja kam bere analizat e jashteqitjes i kane dal shume mire, analizat e gjakut pak pagjaksi, qe 2 muaj i jap ferosil por prape i jap vitamina enfamil por nuk shton edhe doktori mo nuk po din qka me bo dhe djersitet shume kur te flen sa qe djersitja e zgjon nga gjumi, ju lutem ni mundesi sipas juve qka te bej?

Ermira (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Per te konstatuar nese djali juaj ka apo jo shtim adekuat ne peshe me duhet t'iu perkujtoj se çdo foshnje me se largu ne moshen 4-6 muaj duhet ta dyfishoj peshen e lindjes ndersa ne moshen 1 vjeçare duhet ta trefishoj ate.Foshnja mbi moshen 6 muajshe duhet ti kete se paku tri racione kryesore,prej te cilave se paku njeri duhet te jete i pregaditur me vaj (supe shtepiake,patate pire,mish i bardhe i shpezeve).Ne moshen 9 muajshe foshnja duhet te marre edhe te kuqet e vese,mishin e shpezeve,mishin e viçit te ri,embelsirat te cilat njihen si burime te kalorive!

Per foshnjen e cila eshte vaksinuar ne lindje me BCG,merr me rregull pikat D3 dhe nuk ka ne familje te semure nga semundjet specifike te mushkerive djersitja ne princip nuk do te duhej te ishte shqetesuese!

Kujdes i posaçem duhet kushtuar pershtatjes se veshmbathjes me sezonen!

/komuniteti