Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gishti i madh

Kam djalin i cili ka mbushur 2 vjet e gjysme dhe ende mban nonstop gishtin e madh te dores se djathte ne goje dhe e thith si te ishte mashtruese. Kot se koti jam munduar tja heq ket zakon por pa sukses (bile bile ka ardhur puna qe edhe me spec djegs tja lyej gishtin). Jam e merakosur sepse dy dhembet e pare kane filluar ti deformohen.Kisha dashur qe me ndihmen tuaj ta gjej nje zgjidhje per kete problem, sepse degjova qe ishte nje lloj kremi me ere jo te kendshme qe mund ta lyesh gishtin vetem se duhet ta di emrin dhe ku mund te gjindet? ju falenderoj perzemersisht.

Mimoza (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Sa per inkurajimin-ngushellimin tend, sipas te dhenave deri 40 % e femijeve te moshes mbi 2 vjet mbajne ndonje forme mashtruese ne goje. Eshte kjo nje shprehi jo e mire dhe jo e shendeteshme. Duke pasur parasysh se shprehite formohen ngadale dhe "luftohen"edhe me veshtire, atehere edhe largimi i shprehise se mbajtjes se gishtit ne goje tek djali juaj kerkon durim.Per kremen te cilen ju po e permendni une nuk jam ne dijeni, megjithate duhet pasur kujdes qe te mos perdoret asgje qe mund ta kercenoje shendetin e femiut tuaj!

/komuniteti