Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjumi

Doktor deshta te di sa duhet te flere foshnja dhe a i nevojitet foshnjes qe ka lindur parakohe (34 javshe) me shume gjume, a eshte brengosese qe ajo flen kaq shume? Tung e flm!

Driton (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Është e vërtetë se foshnjet në përgjithësi flejnë gjatë ,në ditët e para pas lindjes.Foshnjet e lindura para kohe në veçanti ! Nëse foshnja pin mirë,ka jashtëqitje dhe urinim të kënaqshëm,shton mirë në peshë,duket shëndetshëm ,nuk duket e verdhë dhe nuk ka ndonjë dyshim për ndonjë problem tjetër shëndetësor, të fjeturit mund të jetë shenjë e mirëqenies së saj! Foshnjet të cilat ushqehen me gji ,megjithate, duhet zgjuar me kujdes 2-2,5 orë pas pirjes paraprake dhe sërish duhet ofruar për të pi gjirin.Me kalimin e kohës epizodat e gjumit ditor rrallohen dhe kohëzgjatja e tyre bëhet më e shkurtë!

/komuniteti