Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Astma

Pershendetje, Do t'ju lutesha t'me shpjegoni një çështje. A ekziston mundësia që fëmiut (që tash është 2 vjeq e gjysme) t'i paraqitet problemi i astmes më vonë (ne moshen 7 ose 8 vjeq), nëse : - Fëmija është lindur para kohe (36+4); është lindur me peshë të vogël (2 kg); është lindur me anë të prerjes cezariane, dhe nëna ka pasë dhe ka një alergji të caktuar (që prej 5 vitesh para lindjes së femiut)? Dhe aktualisht fëmiu kollitet nganjëherë (ditën). Faleminderit.

Florentina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Tek çdo fëmijë ekziston mundësia e paraqitjes së vështirësive në frymëmarrje të cilat me kohë mund të progredojnë në astmë.Faktorët të cilët ju i përmendni janë kontribues real , por jo edhe qindpërqind të sigurt se fëmiu i juaj do të përfundoj si një astmatik aq më tepër se ju flitni për "kollitje nganjëherë" e jo për ndonjë episod të bronhitit obstruktiv.Anamneza pozitive familjare (ndonjë alergji në familje) rrrit në një masë të konsiderueshme mundësinë e zhvillimit të astmës tek fëmijët!

/komuniteti