Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha dhe ushqimi

Pershendetje doktor, djali im sapo ka mbushur 4 muaj ushqehet me qumesht gjiri, pesha e tij e lindjes ka qene 3 e 620. Qe ne dy muaj ai e ka dyfishuar peshen e lindjes kurse tani peshon 9 kg (ndoshta edhe me teper) ajo qka me intereson eshte fakti se a duhet te vazhdohet te ushqehet vetem me qumesht gjiri apo duhet te filloj edhe me ndonje ushqim tjeter shtese si psh. me peme .... Ju falenderoj shume per kohen tuaj dhe ju uroj pune te palodhshme .

Delvina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Është një dhunti e llojit të vet që një foshnje vetëm me qumësht gjiri ta dyfishoj peshën me 2 muaj moshë ndërsa gati ta trefishoj ate me 4 muaj moshë,kur dihet se foshnjet tjera në rastin më të mirë e dyfishojnë peshën me 4 muaj moshë ndërsa e trefishojnë kur t'i kenë mbushur 1 vjet.Foshnja juaj në krahasim moshatarët tjerë, ka mbipeshë,për të cilën nuk duhet të brengoseni edhe aq , pasiqë është arritur në mëyrë natyrale,mirëpo për ushqim shtesë nuk keni arësye të mendoni para moshës 6 muajshe.

/komuniteti