Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

AD3

Pershendetje, vajza ime eshet 2 muaj e gjysme, dhe jam duke ja dhene pikat AD3 cdo dite nga 5 pika, ashtu me kane thene ne keshillmore. A jane shume 5 pika, sa pika duhet me ja dhane cdo dite?

Diana (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Nevoja ditore e foshnjes e cila ushqehet vetëm me gji për Vitamin D3 eshte përreth 400 UI. Varësisht nga koncentrimi i Njesive Nderkombetare (UI) te vitamines D3 në një pikë të llojit të caktuar të preparatit bëhet edhe dozimi i pikave.Ju duhet të vazhdoni t'i jepni foshnjes suaj pikat AD3 ashtu sikur ju kanë rekomanduar në këshillimore! Është pediatri ai i cili me kohë do të vlerësoj nëse numri i pikave duhet të rritet, të zvogëlohet, apo ndoshta edhe lloji i pikave të ndërrohet , të gjitha këto varësisht nga mosha e foshnjes,fortësia e kockave,rritja dhe zhvillimi i saj në krahasim me moshën,stina e vitit,...

/komuniteti