Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjumi i nates

Pershendetje doktor, une kam vajzen 5 muajsh e dy jave, me shendet eshte mire por gjumin nuk e bene te rehatshem e sidomos gjumin e nates, naten vashdimisht kerkon qe une te jem prane saj (ta mbaj ne gji) nese pak levizi ajo fillon te qaje dhe nuk flen edhe disa ore, kjo eshte shume e mundimshme per mua se une kam filluar edhe punen, ju lutem me keshilloni si te vepro? Faleminderit, Aferdita.

Aferdita (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshkruhet edhe në rubrikat përkatëse të portalit tonë, se sikur tiparet e tjera , edhe shprehia e gjumit është shumë individuale për çdonjërin fëmijë . Në moshën e foshnjes suaj tashmë do të duhej të sendërtoj shprehia e mirëfilltë e gjumit . Duke pasur parasysh se ju ankoheni sidomos në gjumin e natës atëherë do të duhej të shiqoni nëse ka vend të korigjoni-redukoni epizodat e gjumit ditor në favor të gjumit të natës.Nëse foshnja juaj flen mirë pas larjes ,është mirë që këte (larjen) ta bëni në orët e mbrëmjes dhe të formoni tek ajo shprehi të mirë të gjumit të natës.Pasi që ajo reagon shumë lehtë në çfarëdo lëvizje tuaj , provoni që ajo të vihet në gjumë në shtratin e saj të posaçëm , shumë afër shtratit tuaj,...Mendoni edhe nëse foshnja e juaj megjithate futet në gjumin e natës paksa e uritur dhe përmirësoni këte,...

/komuniteti