Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Thembrat e kembeve te ftohta

Foshnja ime eshte 8 javesh. Thembrat e kembeve i ka gati gjithmon te ftohta. A eshte normale apo per tu shqetesuar?

Kumrije (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Jo rastësisht dorëzat, çorapet dhe mbathjet e tjera janë pjesë e obligueshme e garderobës së foshnjeve me qëllim të mbajtjes ngrohtë të shuplakave të duarve dhe shputave të këmbëve. Shuplakat dhe shputat janë pjesët më periferike të trupit, më të ekspozuarat dhe më pak të vaskularizuara, prandaj si të tilla janë edhe më ftohta. Nëse edhe përkundër ngrohjes adekuate të dhomës, mbajtjes ngrohtë me çorape dhe dorëza përkatëse ato mbeten të ftohta atëherë duhet hulumtuar në drejtim të anemisë evenuale...

/komuniteti