Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ushqimit me qumësht të plotë gjatë natës!

Fillimisht ju falenderoj per kontributin qe e jepni ne kete web faqe dhe ju uroj edhe nje vit te mbare. Dua te di se a eshte ne rregull nese foshnja 11 muajshe pin mbi 300 ml qumesht gjate nates gjithashtu edhe 130ml qaj? A duhet te mundohem te ja pakesoj kete sasi apo edhe te mos i jap fare, sepse kam degjuar qe nuk eshte mire qe gjate nates te pijne foshnjet. Ju Faleminderit!

Dina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Për foshnjen e cila ushqehet në gji rekomandohet që kjo të bëhet edhe gjatë natës me qëllim të mbarëvajtjes së ardhjes së gjirit. Për një fëmijë i cili, mbase, ushqehet me shishe është e arsyeshme që të redukohen epizodat e ushqimit gjatë natës deri në ndërprerjen e plotë. Kjo nuk mund të arrihet lehtë dhe shpejtë me ndërprerje drastike por gradualisht dhe me sens. Përmes darkës përmbajtësore duhet të sigurohet që fëmiu të hyjë në gjumin e natës i ngopur. Fillimisht duhet zvogëluar racionet e natës e mëpastaj duhet rralluar ato. Jo rrallë duhet që pirjet e natës t'i bëjmë më pak joshëse përmes hollimit të qumështit me ujë ose mosëmbëlsimit të çajit...Me kohë duhet shpjeguar fëmiut, në gjuhën e kuptueshme për te, se pirja gjatë natës mund të dëmtojë dhëmbët dhe brendësinë e gojës...

/komuniteti