Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kolla

Kam beben 6 javeshe dhe kollitet, hundet i ka te nxanuna, jam duke perdorur pika per hunde isomare dhe qaj mullage 10 luge ne dite kete terapi mi ka pershkru pediatri qfare mendimi keni ju per keto terapi vlen met tregu qe kete problem bebja ime e ka qe 2 jave per shkak te kushteve financiare nuk mund ta bi ti bej kontroll ne ordinancen tuaj...faliminderit per ndihmen tuaj, me respekt Ganimetja, Ferizaj.

Ganimete (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnja e moshës 6 javëshe me kollitje të zgjatur duhet të ekzaminohet me kujdes të shtuar nga pediatri. Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si problemet me hundë gjatë flamosjes, tharja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë, etj. Terapia për këto është kryesisht ajo të cilën ju jeni duke e përdorur. Nëse edhe përkundër terapisë së këtillë disa ditore dhe tejkalimit të problemeve të tjera të lartë përmendura, kollitja nuk qetësohet ose përkeqësohet atëherë foshnja juaj duhet të rivlerësohet edhe njëherë nga pediatri në drejtim të gjendjeve të cilat në gjuhën mjekësore njihen si bronhiolite. Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur.

(11 vite më parë)
Pershendetje , per sherim te lukthit kontaktoni mjekun popullor per lukth dhe do te sheroheni 100% me bime natyrale ! www.facebook.com/muharremalidema2

/komuniteti