Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pse vajza ime nuk flen natën mirë?

Mirembrema, jam Fatbardha nga München, vajza ime eshte 12 muaj e 2 jave, ajo ushqehet me produkte te HIPP-it ka 10 dite ajo qe nuk don te flen ne mbremje mire dhe nuk ka jashteqitje te rregullt, ajo del perjashta shume forte dhe qan ne kete kohe, ajo nuk e perdore qumeshtin per femije vetem uje pi mire, a ka mundesi qe ajo pi pak dhe nuk i mjafton? Çka mendoni ju qka mundem me i ndihmu vajzes sime sepse ajo e ka mjekun pediater mirepo ai thote duhet me pi shume por kjo nuk don, qka kishit preferu per vajzen time qe ajo te flej mire naten dhe te mos zgjohet shpesh? Faleminderit.

Fatbardha Morina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Ju në pyetjen tuaj keni përmendur disa prej shkaqeve të mundëshme të gjumit jo të mirë të vajzës suaj 1 vjeçare. Nëse ajo nuk ushqehet si duhet (me ushqime familjare të cilat në vehte përmbajnë fibra që stimulojnë peristaltikën e zorrëve dhe nuk merr shumë fluide: ujë, çaj, lëngje, supë, gjellë të lëngëshme,...) dhe sa duhet (së paku 3 racione dhe 2 zëmra), atëherë do të ketë vështirësi me jashtëqitje dhe gjumë jo të rehatshëm.

Ushqimet e gatshme për fëmijë janë të rafinuara dhe sigurojnë pak mbetje pë stimulimin e nevojës së madhe. Nëse fëmiu juaj megjithate vetëm ato i preferon, atëherë përzgjedhni ushqimet të cilat përmbajnë: kumbullë, dardhë, fik, kivi, fibra,...

/komuniteti