Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Problem me jashtëqitjen e bebës

Pershendetje dr.Selim, kam foshnjen 6 jave te cilen e ushqej me qumsht gjiri por koheve te fundit ka filluar te kete probleme me jashteqitje, brenda 3 diteve vetem nje here bere jashteqitje dhe ate me ndihmen time dhe me shume veshtiresi. Te lutem me keshillo qfar ti jap qe te mos kete veshtiresi gjate jashteqitjes.

Qendresa (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnjet e ushqyera vetëm me gji kanë të drejtë që të mos kenë jashtëqitje 3-5 ditë, normalisht nëse kjo nuk është e shoqëruar me të qajtur të jashtëzakonshëm. Nëse foshnja në këtë ndërkohë liron gazra, e ka barkun e butë dhe jo të ndieshëm në palpim, pin mirë dhe nuk vjell, atëherë nuk ka arësye të posaçme për shqetësim.

Para se të ofrojmë çfarëdo lloj ndihme për rregullimin e jashtëqitjes duhet të bindemi se ajo ushqehet mjaftueshëm me gji, përmes verifikimit të shtimit të saj në peshë!

Nëse edhe kjo është në rregull atëherë duhet menduar për dhënien e kohëpaskohëshme të Destrolac pluhurit (i cili pregaditet sipas udhëzimeve të përshkruara në pakon origjinale), gjithmonë në kosultim me pediatrin tuaj. Nëse të gjitha këto nuk ndihmojnë, e rradhës do të jetë konsultimi i Kirurgut pediatrik i cili do të verifikojë eventualisht kalueshmërinë adekuate të zorrës së trashë!

/komuniteti