Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Milia Crystalina

Vajza ime 6 javeshe dhe ka ne fytyre dhe trup disa pika te bardha, qe te krijojne idene e dhjamoreve. Desha te dija se cfare jane. Keto pika i ka pasur qe ne lindje, por tani jane shtuar me teper ne numer dhe disa prej tyre edhe jane zmadhuar ne permasa. Predispozicioni gjenetik mund te ndikoje apo jane thjesht liliume?

Olta (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Është fare e zakonshme dhe jo e rrallë që të takojmë pika të bardha në fytyrën e foshnjes të cilat njihen si milia crystalina. Ato nuk kërkojnë trajtim të posaçëm dhe zhduken me kohën. Etiologjia e tyre dhjamore nuk përjashtohet. Kontribues në përhapjen dhe shumëzimin e tyre janë edhe përdorimi i tepruar i yndyrërave për lyerjen e foshnjeve dhe tejngrohja e tyre. Nëse këta faktorë kontribues eliminohen ndërsa përhapja dhe rritja e dhjamoreve vazhdon atëherë duhet konsultuar pediatri dhe pse jo edhe dermatologu kompetent!

/komuniteti