Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Hemogrami

Pershendetje, beba ime eshte 4 muajshe, dhe pas kontrollave te vazhdueshme te pediatri, ai dyshoi se femija eshte i zbehur dhe me propozoi ti jap pika per hekur, une tani ja bera Hemogramin i cili ka dale te jete 111 ndersa per djem normale shkruhet te jete prej 140-180 g. Hb=111 E=3.9 L=9.8 Hct=30.2 Trc=290.0 a mund te kem nje pergjigjje nga ju, dhe ku ti vazhdoj kontrollat per keto analiza? Faleminderit shume.

Geta (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pas moshës 3 muajshe tek çdo foshnje mund të vie deri tek pamjaftueshmëria e rezervave të hekurit të trashëguara nga nëna dhe fillimi i formimit të rezervave vetanake. Sipas OBSH një prej treguesve të anemisë së kësaj moshe është zbehja e shuplakës së dorës së foshnjes (zbehja palmare) krahasuar me shuplakën e nënës!

Vlerat referente te hemogramit janë të dhëna për grupmoshat e caktuara, ndërsa vlerat të cilat ju i keni cituar janë të përgjithësuara dhe vlejnë për të rriturit. Krahasuar me vlerat referente për moshën e foshnjes suaj Hgb është brenda vlerave normale dhe nuk mund të flitet për ndonjë anemi (së paku jo për anemi që duhet trajtuar në mënyrë emergjente)!

Jeni të mirëseardhur për konsultime përreth analizave në fjalë!

/komuniteti