Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ndikimi vitaminës C në feçe

Pershendetje dr.Selim


Nese keni mundesi ju lutem me me tregu, kam nje vajze tani 20 mujshe ATEA e cila vetem se eshte edhe paciente e juaj, dhe ka disa dite ne te shumten e rasteve e kryn nevojen (fecesin) te gjelbert si ne te zeze po ne te shumten e rasteve jo cdo dite ndoshta, une i jap thuja se cdo dite tableta Vitamin C (PUERVIT) per arsye me mbrojt nga gripat, a mund te ndodh qe nevojen e kryen aso ngjyre per arsye te vitamines C dhe e kam verejte shume here me duar e shtrengon barkun dmth e shtyn me duar barkun perbrenda, sdi a e ka mar si loje kete sepse une ia kom preke shume here barkun mirepo nuk ndjen qe ka dhimbje? Ju faleminderit.

Arbresha (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Ngjyra e jashtëqitjes determinohet nga lloji i ushqimit. Nëse ngjyra e jashtëqitjes korrespondon me ngjyrën dhe përmbajtjen e ushqimeve të konsumuara atëherë kjo nuk paraqet kurrëfarë shqetësimi. Kumbulla, vishnja, repani i kuq, spinaqi,...mund të rezultojnë me jashtëqitje të gjelbërt në të zezë. Prej barërave, kryesisht preparatet e hekurit dhe preparatet multivitaminoze që përmbajnë hekur mund ngjyrosin jashtëqitjen në të zezë gjë që nuk mund të thuhet edhe për Vitaminën C. Nëse kemi jashtëqitje të zezë të shoqëruar me dhembje barku, kur të gjithë shkaktarët e lartëpërmendur të ngjyrosjes së jashtëqitjes janë përjashtuar, atëherë obligohemi të bëjmë ekzaminime shtesë me qëllim të eliminimit të gjakosjeve eventuale nga trakti gastrointestinal!

/komuniteti