Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mjalta

Miredita doktor.


Doja t`ju pyesja per mjalten (jo per mjalten e mirefillte) po ate qe shitet pothuajse 100 leke ne treg. Femija im 3 muajsh nuk e mbane bibironin nqs nuk ja lyen me mjalte dhe konsumon pak a shume 1 vazo ne 2 jave. A mendoni se kjo eshte e demshme per femijen tim? Vjehrra nuk pranon ne asnje menyre qe t`ja heqim mjaltin, se thote i ben mire, po une nuk jam e sigurte, theksoj se kjo puna e mjaltit ka filluar qe ne ditet e para te jetes se bebit tim. Ju falenderoj.

Juli (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Edhepse të gjithë jemi në dijeni për përfitimet që sjell për shëndetin, megjithate MJALTA NUK PREFEROHET t'i ipet foshnjeve dhe latantëve para moshës 12 muajshe. Janë të përshkruar kontaminues të mjaltës së freskët të cilët mund të jenë kërcënues të rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e foshnjeve. Pasi foshnja juaj nuk e mban biberonin pa mjaltë atëherë përfitimet nga ndërprerja e mjaltës do të jenë të shumëfishta: mosrrezikimi i shëndetit të foshnjes me kontaminuesit eventual të mjaltës dhe largimi i biberonit ("mashtrueses") i cili poashtu mund të jetë kontribues në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme të kësaj moshe!

Blerta (13 vite më parë)
Vajza ime eshte 4 muajshe, syri i majte i loton shume here a eshte ndonje semundje apo e ka kanalin e lotit te mbyllur?

/komuniteti