Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Udhëtimet e gjata me bebe

Une doja te dija nese mund te behen udhetime te gjata me bebe qe jane 4 muajshe?

Elena (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Prej momentit të daljes nga lindëtorja (materniteti) dhe udhëtimi (i shkurtë apo i gjatë) për në shtëpi foshnja fiton të drejtën e udhëtimit. Nëse kjo bëhet duke siguruar paraprakisht kushtet dhe komoditetin e nevojshëm (temperaturën e mjetit transportues, ushqimin, mundësinë e ndërrimit të rregulltë të pelenës dhe veshmbathjes, barërat doracake për trajtimin e temperaturës eventuale, të vjelljeve ose barkqitjeve) atëherë udhëtimi mund të jetë përjetim i këndshëm për të gjithë.

/komuniteti