Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjumi

Pershendetje doktor, kam nje vajze 3 muaj e gjysme, e ushqej vajzen time me qumesht gjiri, por nuk kam shume gji, tani kam filluar ti jap keksa te bluar me qumesht hipp per foshnje 0-6 muaj, i ha shume mire, por naten kur i jap gji duke pi qumesht ia fillon me qajt, mos eshte faji qe i jap keksa te bluar? Falemiderit per pergjigjje.

Diana (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnja deri në moshën 4-6 muaj duhet të ushqehet vetëm me qumësht gjiri. Nëse punëtori shëndetësor konstaton se qumështi i gjirit nuk mjafton atëherë foshnja mund të ushehet edhe me qumësht formulë si shtesë. Ushqimet solide (të tjera përpos qumështit) në asnjë rast nuk bën të ipen para moshës 4 muajshe për shkak të papjekurisë së organeve tretëse. Keksat e bluar janë të pregaditur prej drithërave (grurit) dhe mund të përmbajnë gluten. Për prevenimin e çrregullimeve të caktuara gastrointestinale nuk rekomandohen para moshës 6 muajshe! Gjithçka për ushqimin e foshnjes suaj mund të gjeni në përgjigjet tona të mëherëshme dhe në rubrikat përkatëse të Portalit tonë.

/komuniteti