Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Cefalohematoma

Pershendetje, i nderuar doktor gjate lindjes femija im ka fituar cefalohematome, me tregoni ju lutem a eshte e rrezikshme dhe per sa kohe largohet? Me respekt.

Dona (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Cepahalhaematoma është lëndim i cili ndodh gjatë aktit të lindjes me fërkimin e kokës së frytit për eshtrat e komblikut të nënës. Lëndimi, edhe pse i ndodhur në lindje, vërehet në orët-ditët në vijim si rezultat i grumbullimit të gjakut në pjesën e lënduar të kockës së kokës. Cephalhaematoma jo e komplikuar, nuk është e rrezikshme dhe nuk kërkon diagnostikim e as trajtim të posaçëm. Nevojiten ditë dhe javë të tëra përderisa të kalon (organizohet-hemolizohet) gjaku i grumbulluar.

/komuniteti