Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Zorrët gjatë gjidhënjes

Miredita doktor. Kam nje pyetje. Kam vajzen 3 muaj e gjysem deri tash mire ka qene po tash sa here qe i jap me pi gji, tu pi i kersasin zorret, qka mundet me qene a eshte ndonje problem apo jo, ju lutem me tregoni, Faliminderit.

Tina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Puna e zorrëve (peristaltika) shoqërohet me zhurmë më pak ose më shumë të dëgjueshme dhe është tregues i funksionimit të tyre. Jo rrallë kjo lidhet me kohën e marrjes së ushqimit ndërsa intensiteti varet nga mënyra e ushqimit, përmbajtja e tyre,...Nëse nuk është e shoqëruar me simptomatologji shoqëruese në formë të jashtëqitjes së shpeshtë, të qajturit eksesiv, abdomen të ndieshëm, atëherë mbetet për të vëzhguar dhe hulumtuar lidhmërinë e saj me ushqimin e pamjaftueshëm të foshnjes (urinë e saj), mënyrën e ushqimit tuaj nga e cila varet përmbajtja e qumështit të gjirit,...Në anën tjetër, heshtja e plotë e zorrëve nuk pëlqehet në asnjë mënyrë dhe nëse kjo heshtje shoqërohet edhe me abdomen të distenduar (fryerje barku) dhe të ndieshëm në prekje, vjellje të shtuar me ngjyrë, etj...në mënyrë urgjente duhet konsultuar pediatri juaj gjegjësisht kirurgu pediatrik!

/komuniteti