Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Thithja e gishtërinjëve

Djali im eshte 3 vjeç, nuk ka pranuar kurre njehere cucllen mashtruese, eshte ushqyer dhe ushqehet ende me gji te nenes, por kemi nje problem te vogel, se ai shume shpesh i thithe gishterinjte e duarve te veta...gjendjen shendetesore dhe peshen e ka shume ne rregull. Kur ia largojme gishtat nga goja ai qane. Cfare mund te bejme edhe si duhet te veprojme drejt qe ai mos ti thithe me gishterinjte e tij? Shume faliminderit paraprakisht per keshillen qe tani ju uroj pune te mbare, me nderime familja Ibrahimi.

Antigona Ibrahimi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pak kush prej nënave mund të lavdërohet se e ka fëmijën 3 vjeçar ende në gji. OBSH në rekomandimet e saj nuk kufizon në mënyrë të prerë kohëzgjatjen e ushqyerjes së fëmiut në gji por si kohë orientuese përmendet mosha 2 vjeçare. Pas kësaj moshe përfitimet reale nutritive për fëmiun nga ushqyerja në gji nuk janë edhe aq të mëdha që të mbështesin gjidhënien edhe në këtë moshë. Mbase edhe mbajtja e gishtërinjëve në gojë është në lidhmëri me nevojën më tepër emotive dhe një lloj varshmërie të fituar nga ushqyerja disa vjeçare në gji! Shprehitë e fituara nuk luftohen me barëra të caktuara por me durim dhe me shpjegime për nevojën e tejkalimit të tyre në moshën e caktuar! Disa nga përvojat origjinale në tejkalimin e dukurive të ngjashme, mund t'i kërkoni në rubrikën "pyet nënat" të portalit tonë!

/komuniteti