Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A ndikon muzika në zhvillimin e trurit të fëmiut?

Kam lindur në javën e 36, jam shumë e brengosur!


A mund të jetë që fëmiu im është më i papjekur se fëmijët e lindur në kohë dhe çfarë muzike preferohet që të ndëgjojë djali im që t'i ndihmojë në zhvillimin e trurit?


Flm shumë

Engjull (9 vite më parë)

 -
Pediatri përgjigjet

Shtatëzania dhe jeta intrauterine e fetusit normalisht zgjat përreth 40 javë. Mendohet se kjo është koha e nevojshme për arritjen e pjekurisë së plotë të të gjitha sistemeve të organeve. Ndërsa, jo vetëm muzika, por edhe shumë faktorë të tjerë, shumë më të rëndësishëm, ndikojnë në zhvillimin e aftësive intelektuale ("superstrukturës") së individit.

Preferohet muzika adekuate për moshën e foshnjërisë, gjithsesi jo e shumë e zëshme, e lehtë dhe e këndëshme. Ambiciet e prindërve që të kultivojnë që nga foshnjëria profesionistët e ardhshëm, do të jenë të dështuara nëse mungon talenti i cili megjithate është diçka i lindur dhe jo rrallë edhe i trashëguar!

/komuniteti