Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Shkeputja e qerpikeve nga femiu 8 vjec!

Pershendetje e nderuara doktoresh kam nje pyetje? Vajza e motres esht 8 vjeqe dhe qe nie koh ka fillu i shkeput qerpiket sa fillojn te i dalin pak prap i shkeput... Esht femij i zuar i urt shum nuk esht agresive,jemi e gjith familja ne merak pse i vije ky gjest per ta ber.Ju falenderoj nga zemra nese na ndihmon sado pak...

Linna T.j (6 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje!

Ne psikologji njihet si fenomen.Fillon zakonisht qe ne femijeri por edhe me vone.Studimet hipotizojne nje raport te veshtire me prinderit ose mungese afeksioni(dashurie).Shfaqet zakonisht pas nje ngjarjeje te caktuar ose momenti te caktuar qe ka lene mbresa ose ne situata sociale te veshtira.Mund te jete edhe nje menyre per te kontrolluar stresin dhe ankthin.Mund te jete e limituar ne momente,dite apo ngjarje te vecanta.Prandaj duhet te jeni shume te kujdesshen ne vezhgimin e vajzes,kur e ben kete gjest,sa here ne dite e ben,e ben ne meynre te vetedijshme apo te pavetedijshme.Eshte nje problem qe prek shume moshen preadoleshenciale.

Mos e ndaloni ta bej por mundohuni te kuptoni pse e ben,ka ndonje gje qe e shqeteson sepse sic thashe mund te jete shprehje e nje shqetesimi.Mbani nje grafik te sjelljes,sa here ndodh,kur ndodh,ne cfare situate dhe mundohuni te nderhyni ne shkakun dhe jo ne sjelljen ne vetvete.Nese kjo sjellje vazhdon e perkeqesohet atehere duhet ndihma e nje neuro psikiatri per femije.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti