Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Martesa ne fshat!

Ju lutem kam nevoje per nje keshille. Une jetoj ne qytet dhe jam e fejuar ne nje fshat. Te fejuarin e dua shume dhe kalojm shume mire si dhe familja e tij me duan dhe jane shume te mire por problemi eshte se kam frik qe nuk do te mund te adaptohem ne jeten e fshatit. Edhe pse nuk kane pune te fshatit psh si lop ose diqka tjeter por jane 2km larg qytetit. E kam dite prej fillimit qe atu do te jetoj por cdo dite qe po afrohet martesa une po frikohem. Jam shume e shqetesuar. Si ta qetesoj veten ju lutem? Ju pershendes!

(5 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Mos u bej merak eshte keshilla e pare qe te jap.Ndenja e frikes dhe e shqetesimit jane mese normale,dhe mos u ndje ne faj kundrejt vetes,te fejuarit apo familjes se tij per keto ndjenja qe po provon.Trasferimi kudo qofte konsiderohet nje ngjarje stresuese nga ana psikologjike.Por pozitivja e trasferimit vullnetar eshte se te jep kohe te parapergatitesh psikologjikisht per ambientin ku do shkosh te jetosh.Pra duhen modifikuar pjese te identitetit tend per tu pershtatur me ambientin e ri.Pra fillo e pergatitu menderisht per trasferimin,keshtu kur te arrije momenti te te gjeje gati.Fillo ta pranosh si fakt te paevitueshem.Studio mire vendin ku do te jetosh,familjen e te fejuarit,te mirat e te keqijat e ketij fshati,studioji duke u perqendruar imtesisht tek detajet.E panjohura te tremb por e njohura jo.Sa here qe te kap frika pyet veten"Cila eshte gjeja me e keqe qe mund te me ndodhe?"Kjo pyetje do te te beje te imagjinosh situatat me te keqija dhe me stresuese qe mund te te ndodhin.Pastaj pas imagjinates kthehu ne realitet dhe mundohu te gjesh strategjite alternative me te mira per ti bere balle ketyre situatave hipotetike.Shihe kete ndryshim ambienti si nje mundesi te mire e cila ne rastin tend eshte ne funksion te nje dashurie dhe te krijimit te nje familjeje,e cila eshte baza e shoqerise.Fol me te fejuarin tend per keto ndjenja dhe mundohuni ti kaloni bashke,te mbeshteteni tek njeri tjetri.E dashur.....familja dhe shoqeria bejne vendin ku jeton.

Te uroj gjithe te mirat dhe nje jete sa me te qete e te bukur!!!

VNJ (5 vite më parë)
Drita, Ti si duket nga pershkrimi yt vuan nga panikattack dhe mjekimi me barna nuk te ndihmon. Te rekomandoj te takosh ndonje psikologe e te bisedosh. Ekziston nje lloj terapie qe ka efekt te deshmuar ndaj panicattack e ka emrin CBT (cognitive and behaviuor therapy). Nuk kam ide se a ka psikolog qe kane kete speclialitet ne Kosove por eshte e rekomanduar kjo terapi per problemet e llojit tuaj. NUk duhesh te kesh frige nga shterngimet ne gjoks dhe frymarrja e shpejtuar, jane vetem shenja ankthi qe trupi i shpreh kur ka frige nga dicka. Ato simptome ankthi duhet pranuar dhe pajtuar me to. Sigurisht mendimet e ndryshme te sjellin deri tek ato simptome. Mundohu te identifikosh cilat jane ato mendime qe te sjellin deri tek ankthi dhe bisedo me ndonje psikolog qe ka pervoj ne terapin e lartpermendur qe te te ndihmoj se si te mirresh me mendimet dhe njenjat. Sukses! Keshille nga psikologe klinike jashte vendit

/komuniteti