Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Ndarja me pampersin
Pershendetje. Desha te ju pyes. Djali im behet 4 vjeq muajin e ardhshem, mirepo po ka veshtiresi te ndahet me pampersin per nevojen e madhe. Ai gjate gjith dites rrin pa pelene, dhe i tregon nevojat, mirepo kur i vjen nevoja e madhe, kerkon gjithsesi ti vihet pampersa.E kam provuar me te gjitha metodat, me ato ndihmeset qe vendosen ne guacke....thot jo nuk dua, ose ulet rrin dhe nuk e ben fare. Nje dite tha kam frike se po sharroj ne guacke, po provoj me te mire, me e bind, mirepo deklaron jo gjithsesi. Jam e merakosur dhe nuk po di si ta ja bej me. Nuk ndihmon as shperblimi e as forma e heqjes se gjerave te dashura, as fakti qe une ulem per ta mesuar.Ju falemnderit paraprakisht per ndihmen tuaj.
Arta V (6 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur Arta!!!!

Problemin tuaj e kane shume e shume prinder.Dhe zgjidhja nuk eshte asnjehere e njejte sepse femijet jane te ndryshem,kane kohe zhvillimi te ndryshme dhe modalitete sjelljeje te ndryshme.E rendesishme eshte te kuptohet nese eshte gati per kalimin total nga pampersi tek wateri ose ka nevoje per nje pershtatje graduale.Eshte mire te mos forcohet sepse nese kerkon akoma mbrojtjen e pampersit per nje akt privat do te thote qe ka akoma nevoje.Nese ju sheh te merakosur,te nxehur ose nese percepton nxitim ose presion nga ana juaj mund te mendoje qe ka ndonje gje qe nuk shkon dhe e shtyn akoma me shume zgjidhjen e ketij problemi.Pergezojeni sa here ben nevojen sepse femijet e ndjejne si nje gje te veten,nje produkt special te trupit te tyre dhe jo thjesht nje akt fiziologjik.Ktheje "momentin e nevojes" ne nje moment loje.Ule ne uturak me pampersin e hapur sepse ndoshta nuk i pelqen qe produkti tijj te humbe.Kur i vjen per te bere nevojen ose kur i afrohet orari kur e ben zakonisht vere ne uturak te bukur te zgjedhur nga vete ai dhe luaj me te pa e theksuar vemendjen tek defekimi.Mos u trego e nxituar por shpjegoji qe po e ben prape tek pampersi por ulur.Sa here arrin ta beje,komplimentoje e bej feste duke i lene te kuptohet qe kjo eshte dhurata me e bukur qe te ka bere.Beje te ndjehet fitues....Dhe mbi te gjitha ki durim

Te uroj gjithe te mirat e dashur!

/komuniteti