Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Me ndihmoni ta marre veten pas lindjes!

Pershendetje e nderuar, Ju lutem nje keshill..!! un gati qe 5 muaj kam lind vajzen por akoma skam mundur ta marr veten, gjithmon e lodhur, e stresuar , po jam shum nervoz, lidhur me punet e shtepis smund te bej asgje, kam shum gjera per te ber por sme ben trupi te bej asgje, jetoj vetem me burrin, nderkoh shkojm edhe tek familja e burrit dhe rrim 1 apo 2 jav por vjen nje moment qe as fjalet nuk i duroj, jam shum e ligsht ne organizem i kam ba te gjitha analizat e gjakut me kan dal ne rregull, vetem nga stresi mka tha mjekja, edhe me burr po bej nganjeher debate kot lidhur me punet, ai me ndihmon shum por prap nuk jam e qet gjithmon e merztur, vetem per vajzen nuk pritoj i rrij gati dhe luaj me te, por per te tjerat gjera skam fuqi.. Un jam kan person shum i qet, e shpejt ne pun dhe ecpa pritushme... Nuk di si tja bej qe ta marr veten perseri si kam qen?? Ju flm shum per pergjigjjen

Isra Isra (4 vite më parë)

Blerina Halilaj - psikologe
Psikologu përgjigjet
Blerina Halilaj

Pershendetje e dashur,

Fillimisht te uroj per vajzen te kete jete te gjate dhe te lumtur se bashku me ju, e vlersoj shume hapin qe ke marr per te na shkruar, kjo eshte nje shenje pozitive drejt tejkalimit te gjendjes tende. Shtatzania sjelle shume ndryshime hormonale, fizike dhe mund te shoqerohet edhe me stres i cili shpesh vjen si rezultat i pritsherive tuaja para lindjes dhe gjendjes tuaj tani pas lindjes. Ju keni pershkruar veten si person i qete e shpejt dhe papertushme dhe ndryshimet qe tani ju keni pas lindjes mund te jene faktor strusues qe vijne si rezultat i shqetesimeve lidhur me aftesin tuaj per tu kujdesur per femijen tuaj, per rolin tend te ri ne familje dhe te tjera. Ju jeni me fat qe keni nje mbeshtetje te madhe nga bashkshorti dhe familja juaj, per dashurin dhe gatishermin qe ju keni per vajzen tuaj, pra nuk jeni vetem ne menaxhimin e familjes dhe te shtepise.

Nga ndryshimet qe i ceka me lart jane arsyet qe disa nena mund te zhvillojne Simptomat te depresionit post partum qe jane:nervozizem,shqetesim i tepruar,ankth,gjume i shqetesuar,humbja e oreksit ose oreks i tepruar,lodhje muskulare,mungese perqendrimi ne gjerat e perditshme.Ne faktoret fizike qe mund te cojne ne depresion eshte lodhja qe vjen nga ritmet e imponuara nga femija.

Gjëja më e mirë që ju mund të bëni është që të kujdeseni për veten. Sa më shumë që të keni kujdes për mirëqenien tuaj, më mirë ju do të ndiheni. Ndryshimet e thjeshta jetese qe mund te beni, edhe pse mund te marrin kohe me te gjate por do te ju ndihmojne te ndjeheni veten si me pare

Beje qfare eshte prioritet per ty, kujtoje te komplimentosh veten per qdo gje qe mund te besh ne nje dite sado e vogel qe mund te jete, ju e dashur jeni duke u kujdesur shume mire per vajzen tuaj dhe per kete ndiju mire sepse kjo eshte priporiteti dhe jo punet te shtepis, beju e sinqert me veten sa mund te besh dhe mos e mundo veten me gjera qe nuk mund te besh per momentin sepse kujto qe eshte veten nje faze.

Vazhdoni te vizitoni familjaret tuaj, fol me ta se si po ndihesh, fol me te dashurit tuaj per nevojat tuaja keshtu ata do te mund te kuptojne dhe mbeshtesin me drejte.

Ju pershendes ngrohtesisht ty dhe familjen tuaj

Isra Isra (4 vite më parë)
Faleminderit shum e dashur qe gjete kohen te me kthesh pergjigje, met vertet u ndjeva me e lehtsuar, ju pershendes perzemersisht

/komuniteti