Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Kurimi i dhembeve gjate shtatzanise

Pershendetje doktoresha! Doja te dija nese gjate shtatzanise mund te kurohen (mbushje) dhembet? Une jam 23 javeshe po deri tani nuk jam konsultuar per kete dhe kam pak probleme ne mishrat e dhembeve dhe kam perdorur Eludril per shpelarje, mos po bej gabim qe po e perdor kete? Faleminderit

Ida Ida (7 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Ida!

Konsultimi dhe trajtimi i dhëmbëve gjatë shtatëzënisë është i domosdoshëm. Infeksionet e mishrave të dhëmbëve( gingiviti, periodintiti) mund të bëhen shkak i një lindje para kohe. Eludrili dhe përdorimi i fillit dentar janë të këshillueshëm edhe gjatë shtatëzënisë. Për çdo mund të më kontaktoni.

Gjithe te mirat!

/komuniteti