Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Pasta per femije

Pershndetje dhe mire se erdhe me portalin beba ime.  Pyetja ime eshte se cila paste eshte me e mire per femije? Vajza ime tash mbush 5 vjet eshte shume e rregullt ne pastrim te dhembeve por nuk jam e sigurt nese perdore pastat e duhura?! Ju faleminderit per kohen qe ndani per femijet tane.

Sara *** (9 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e falemnderit e nderuara Znj. Sara,

Meqenëse bëhet fjalë për një familje e një fëmijë që kanë një kulturë, shprehi të mirë në raport me shëndetin oral (kujdesin ndaj gojës dhe dhëmbëve), po besoj se ju vetëm jeni duke përdorur pastën e duhur. Gjithsesi, pastat më të mira për fëmijë, por edhe për të rritur, janë pastat me përmbajtje natyrale. Ju rekomandoj që kur të furnizoheni me pasta të dhëmbëve, të kërkoni ato të cilat kanë një përmbajtje të tillë. Të tilla ka edhe në tregun tonë, mirëpo unë nuk mundem të favorizoj njërën apo tjetrën kompani prodhuese.

Faleminderit edhe një here!

/komuniteti