Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhemballa e prishur te djali

prsh, kam djalin 2.5 vjec. qe prej moshes 1.8 muajshe ju prish dhemballa, dy muaj pasi i kishte dal . qe prej asaj moshe e tani ja laj rregullisht, por cfare me keshilloni per kete problme, eshte sh i vogel per te mbajtur gojen hapur te dentisti? flm

Desa Desa (2 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e nderuara Znj. Briseida, 

Dhëmbët, nga momenti i daljes (rreth muajit të gjashtë), nëse nuk mirëmbahen, janë të rrezikuar. Ju keni bërë mire që keni filluar të kujdeseni më shumë për dhëmbët e djalit tuaj. Sa i përket vizitës dhe njohjes me dentistin, kjo mund të bëhet pa problem. Mjafton ti bëhet një kontrollë dhe të shihet gjendja. Për të pasur më të leht vizitën e pare të djalit te dentisti, mund ta shiqoni së bashku këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” 

(Kliko këtu linku…. Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur ( Official Video ) ). Falemnderit !

/komuniteti