Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhembet tek femija bebja 12 muajsh

Jam shum shum e stresuar rreth gojes se bebit tim, dy dhembet e par te poshtem i kan dal po i kan dal ma perpara tash kta dy te naltit jon tu i dal po kaniher dhembet e poshtem i qet para ktyne te naltit. A osht normale a qka me bo?????

Mirjeta M (2 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e nderuara Znj. Rexhepi,

Dhëmbët e qumshtit, por edhe ata të përhershëm, nga momenti i daljes, mund të devijojnë jashtë harkut normal të dhëmbëve. Shpesh herë, me rritjen e nofullës, këto problem korigjohen pa pasur nevojë trajtime shtesë. Nëse problemi vazhdon të mos ketë përmirësime, atëhere duhet konsultuar stomatologun. Gjithësesi, nuk ka vend për shqetësime. Defekte-devijime të tilla mund të korigjohen pa problem.

Në vazhdim po ju përcjellim disa këshilla, rekomandime që ju duhet ti keni parasysh, sidomos (a) në përzgjedhjen e ushqimit (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=xVvY7Fu8C64 ), (b) te pastrimi i dhëmbëve me rregull dhe me mënyrën e duhur (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=P7CW8jOY-jY ). Për ta bindur vajzën tuaj që ajo ta vizitoj stomatologun, po ju pëcjell lidhjen e një vizite të fëmijëve te stomatologu (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=sh-M30nbkp0 ) si dhe këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=v6Hy7YYLI2c ).

Falemnderit!