Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shenjat e një qendre te kujdesit ditor të mirë

Qendrat e kujdesit dhe fëmijët

Të zgjedhësh qendrën e kujdesit ditor për fëmijën tuaj përfshin edhe shumë pyetje dhe vëzhgime. Fillojë kërkimin të paktën gjashtë muaj para se të të nevojitet kujdesi për fëmijë (qendrat më të mira plotësohen shpejt) dhe përdor listën e mëposhtme të kritereve si udhëzues. Nëse gjen një qendër që merr dhjetë pikë të plota, ke gjetur mrekulllinë e kujdesit për fëmijë.

Sigurisht, ky objektiv është disi i vështirë, ndaj duhet të përcaktoni se çfarë është më e rëndësishme për ju dhe zgjidhni mes opsioneve më të mira. "Për ne ishte vendndodhja, vendndodhja dhe vetëm ajo," thotë Tringa nga Prishtina. "Ne donim një qendër ditore ku mund të ecnim nga puna, meqë djali ynë ushqehet me gji dhe nuk e merr shishen."

 

Reputacion të mirë

Një qendër e mirë e kujdesit ditor duhet të ketë një atmosferë mikpritëse dhe miqësore dhe të njihet për mjedisin mbrujtës.

Kërkojini qendrës emra dhe numra të klientëve aktualë dhe telefonojini ata për referenca, ose ndaloni një pasdite në kohën kur prindërit marrin fëmijët dhe pyesni disa prej tyre.

Gjithashtu, mbajeni parasysh përshtypjen e parë: në këtë rast do të thotë shumë.

Thelbi: Vetëm nëse prindër të cilët ju i pëlqeni dhe respektoni flasin fjalët më të mira, përndryshe as ju nuk do ta pëlqeni.

Caktimi i rregullave elementare

Është e rëndësishme që qendra të jetë fleksibile – me mundësimin që ju ta lini fëmijën tuaj dhe ta merrni në kohë të ndryshme, për shembull – por ajo duhet të ketë po ashtu rregulla të caktuara qartë për gjithçka, duke filluar nga orari i punës deri tek mënyra e trajtimit të urgjencave.

Në këtë mënyrë ju do të dini se ajo e merr përgjegjësinë – foshnjën tuaj – seriozisht. Përgjatë linjave të njëjta, kërkoni për një qendër që ka politika rigoroze për fëmijët e sëmurë.

Shihni për cilat sëmundje fëmija juaj duhet të qëndrojë në shtëpi dhe për sa kohë. Një politikë rigoroze mund të ju shkaktojë telashe nëse fëmija juaj është i sëmurë, por mbajtja e fëmijëve të sëmurë (dhe stafit) larg nga qendra ka kuptim.

Qendrat e mira ndihmojnë në zbritjen e sëmundjeve duke kërkuar që të gjithë fëmijët dhe punëtorët të kenë imunizim adekuat dhe kontrolle të rregullta. Nëse qendra as nuk ka politikë të hapur për prindër e as nuk i inkurajon prindërit që të vijnë pa paralajmërim, ka gjasa se ajo fsheh diçka.

Vazhdoni të kërkoni. Një qendër e shkëlqyeshme e kujdesit thjeshtë do t’ju lejojë brenda dhe do t’ju ftojë që t’i bashkëngjiteni komunitetit të qendrës duke e ndihmuar në aktivitete, shoqërimin e fëmijëve në shëtitje dhe kështu me radhë.

Thelbi: nëse një qendër është dobët e organizuar ose ka rregulla të buta ose fare, nuk mund të jetë e duhura për juve.

Plan-program stimulues

Qendrat më të mira kanë orare të strukturuara që përfshijnë shumë kohë për aktivitete fizike, kohën e qetë (përfshirë këtu seancat e leximit për grupe dhe individualisht), programe grupore, aktivitete individuale, ushqimin, shujtat dhe kohën e lirë. TV dhe videot duhet të kenë pak apo asnjë pjesë në aktivitetet ditore të fëmiut tuaj; nëse videot janë pjesë e plan-programit, përkujdesuni që ato të jenë të përshtatura me moshën dhe, në rastin më të mirë, të jenë të natyrës edukative, mësimit për kafshët, kulturat tjera dhe kështu me radhë.

Një plan-program i menduar mirë e stimulon zhvillimin e fëmijës tuaj dhe e bën jetën e përditshme më zbavitëse.

Kërkoni për një qendër me shumë lodra të ndara sipas moshave, të cilat ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve dhe, me rritjen e tyre, stimulojnë lojëra kreative dhe imagjinare.

Disa mund të kërkojnë që ju t’i paketoni vetëm ushqim të shëndetshëm dhe kjo është në rregull. Qendrat që nuk i kufizojnë sheqerkat ose ëmbëlsirat tjera mund të mos kenë interesim për të mirën e fëmijës tuaj. Nëse qendra nuk ka një plan të të ushqyerit, mësoni se çfarë shërben në kohën e ushqimit dhe shujtave (dhe përkujdesuni që stafi të dinë nëse fëmija juaj ka alergji në ndonjë ushqim). A i inkurajon ajo shprehitë e të ushqyerit të shëndetshëm dhe ai mbulon të gjitha grupet e ushqimit? Nëse jo, vazhdoni kërkimin.

Thelbi: Fëmijës tuaj i duhet një vend që ofron plan-program të rregullt me aktivitete të gjera.

Staf i kualifikuar dhe i kujdesshëm

Stafi i trajnuar dhe i kualifikuar është një përparësi që e kanë qendrat, në krahasim me dadot dhe ofruesit e shërbimit të kujdesit në shtëpi, të cilët jo gjithherë e kanë arsimimin e specializuar.

Punëtorët e qendrës së kujdesit ditor duhet të jenë të arsimuar, me së paku dy vite kolegj, përvojë në zhvillimin e fëmijëve të vegjël (edhe pse shumë shtete nuk e kërkojnë këtë), dhe trajnimet dhe emergjencat tjera. (Në disa shtete edhe ofruesit e kujdesit në shtëpi mund të marrin licencë, nëse ata trajnohen për CPR, ndihmën e parë të fëmijëve, dhe/ose arsimimin e hershëm të fëmijëve.) Vëreni se si stafi ndërvepron me fëmijët.

Kujdestarët duhet të jenë të përgjegjshëm, entuziastë dhe të përgatitur mirë. Kërkoni për staf që i ndan mendimet me juve lidhur me gjumin, disiplinën, të ushqyerit dhe çështjet tjera të kujdesit. Kujdestarët e mirë do të shtrojnë pyetje të hollësishme lidhur me shëndetin dhe kujdesin për fëmiun tuaj, për të vendosur nëse qendra e tyre është e duhura për juve.

Sigurohuni që qendra të ketë staf të mjaftueshëm në mënyrë që fëmiu juaj të ketë vëmendjen dhe kujdesin që i duhet. Proporcioni i kujdestareve me fëmijët mund të dallojë, varësisht nga madhësia e grupit. Këto rregulla janë rregullat në disa vende:

- Për foshnje, raporti është një kujdestare për tre fëmijë në një grup prej gjashtë foshnjash, një për katër në grup prej tetë foshnjash.

- Për fëmijë (12 deri 24 muaj), raporti është 1:3 për gjashtë fëmijë, 1:4 për tetë fëmijë, 1:5 për dhjetë fëmijë, dhe1:4 për 12 fëmijë.

- Për fëmijë mes 24 dhe 36 muaj, raporti duhet të jetë 1:4 për një grup me tetë fëmijë, 1:5 për grupin me dhjetë dhe 1:6 për një grup me 12.

Kini parasysh që qendrat nuk kërkohen t’i zbatojnë rekomandimet, kështu që pyesni për secilën prej qendrave cili është proporcioni dhe vendosni nëse kjo është në rregull me juve. Një qendër e mirë do t’i mbajë grupet e fëmijëve të vogla pa marrë parasysh sa punëtor ka, për të inkurajuar ndërveprimin dhe zhvillimin. Kërkoni për një qendër me beneficione të mira për stafin.

Qendrat që i paguajnë mirë punëtorët e tyre dhe ju japin pushim, sigurim shëndetësor dhe lehtësime për arsimim, për shembull, ka më shumë gjasa që të ketë kujdestare që do të qëndrojnë më gjatë. Qarkullimi i ulët është çelësi për të siguruar konsistencën, kujdesin stabil për fëmiun tuaj.

Thelbi: Nëse nuk shihni se stafi është i trajnuar, dhe ata duken të tej-ngarkuar ose nuk rrinë gjatë aty, qendra nuk është për ju.

Objekt i pastër dhe i sigurt

Një qendër e mirë është e pastër dhe e sterilizuar. Dyshemetë, korridoret, muret dhe kuzhina duhet të jenë të pastra, zona për përgatitjen e ushqimit duhet të jenë larg nga tualetet dhe dhomat për ndërrimin e pelenave, mbeturinat nuk duhet të mbesin të pazbrazura dhe ndërtesa duhet të jetë e ngrohur si duhet, e ndriçuar dhe e ventiluar.

Stafi duhet t’i pastrojë duart rregullisht dhe pas çdo ndërrimi të pelenave. Shihni edhe nëse ka hapësirë të mjaftueshme. Qendrat duhet të kenë së paku 3.25 m2 të hapësirës së brendshme për fëmijë, si dhe 6.96m2 të hapësirës së jashtme për fëmijë.

Përkujdesuni që qendra t’i zbatojë rregullat elementare të sigurisë. Lodrat dhe pajisjet për lojëra duhet të jenë në gjendje të mirë, dritaret e epërme (nëse ka) duhet të kenë mbrojtëse apo grila, të gjitha medikamentet dhe substancat tjera të rrezikshme duhet të jenë larg fëmijëve për tu arritur, shtretërit po ashtu duhet të jenë të freskët dhe të fortë (për të reduktuar rrezikun nga SIDS për foshnjet) Shënim: SIDS - Sudden Infant Death Syndrome - Sindromi i Vdekjes se Papritur të Foshnjeve, dhe hapësira e jashtme për lojë duhet të jetë e rrafshët dhe e sigurt.

Detektorët e tymit duhet të jenë të vendosur dhe funksional, radiatorët dhe nxehëset duhet të jenë të mbuluara apo ndryshe të mbrojtura, pakoja e ndihmës së parë dhe aparati për fikjen e zjarrit duhet të jenë afër për përdorim, si dhe duhet përdorë të gjitha teknikat standarde për mbrojtjen e fëmijëve (prizat e mbuluara, dyert e sigurisë, shuli i dyerve, etj.)

Qendra duhet të jetë e siguruar edhe nga hyrja e të huajve nga rruga. Kërkoni për një objekt që ka hapësirë të jashtëm për lojë. Fëmijët duhet të kenë mundësi që të luajnë jashtë çdo ditë – për të vrapuar, kërcyer, dhe kërcimi në litar janë të dobishme për ta fizikisht, mentalisht dhe në aspektin social.

Nëse jetoni në një qytet, ku edhe qendrat më të mira mund të mos kenë hapësirë të mjaftueshme për oborr të sigurt, përkujdesuni që qendra juaj ka hapësirë të brendshme (zgjidhja e dytë).

Thelbi: keni identifikuar një rrezik sigurie? Mos pastrim të duarsh? Vazhdoni me kërkimin.

Licenca aktuale

Kërkoni të shihni licencën dhe dokumentacionin e qendrës, pastaj kontrolloni me një telefonatë në departamentin lokal për shërbime sociale. Nëse është e mundshme, kërkoni për një objekt që po ashtu e ka kaluar procesin e akreditimit, një standard krahasues për cilësinë.

Qendrat po ashtu duhet t’i përmbushin rregulloret shtetërore për shëndetin dhe sigurinë.

Natyrisht, licenca aktuale nuk është garanci për cilësinë e kujdesit – kjo është arsyeja pse ju vetë duhet t’i vlerësoni ofruesit e kujdesit, posaçërisht në shtetet që nuk kërkojnë licencë.

Thelbi: Një licencë nuk është gjithçka, por nëse qendra nuk e ka, atëherë nuk është për juve.

/komuniteti