Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çrregullimet e gjumit

Çrregullimet e gjumit zakonisht janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët, që është me të vërtetë gjë e mjerë, sepse fëmijët kanë nevojë për gjumë derisa të rriten. Jo vetëm që fëmijët janë aktivë dhe kanë nevojë për kohë që të çlodhen dhe të mbushin bateritë, por edhe mendohet që gjatë gjumit truri i tyre i klasifikon informatat nga të cilat krijon kuptim dhe zgjedh problemet. Nëse i kuptoni ciklet e gjumit të fëmijëve dhe çrregullimet e fjetjes, do ta keni më të lehtë që të luftoni me të dhe t`ia ktheni fëmijës gjumin e natës kualitativ.

Ciklet e gjumit

Egzistojnë dy faza të gjumit dhe fëmijët kalojnë përmes të dyjave gjatë ciklit të pandërprerë, sikurse të rriturit.

Faza non REM është gjumi i thellë në të cilën rinovohet energjia, përderisa indet rriten dhe rinovohen.

Në fazën REM gjumi nuk është i thellë, bebëzat e syve rrotullohen shpejt dhe atëherë fëmijët (edhe të rriturit) ëndërrojnë. Kjo është faza kur fëmija mund të zgjohet lehtë.

Fëmijët kalojnë përmes tërë ciklit, të fazës REM dhe non REM për rreth një orë. Për fëmijët mbi 4 vjeç, cikli zgjat rreth 90 minuta. Ciklet individuale të gjumit mund të sqarojnë se përse vie gjer te çrregullimi në periudha të caktuara të natës – ndoshta problemet zgjidhen në momente të caktuara të ciklit.

Çrregullimet e zakonshme të fjetjes

Gjer te momenti kur fillojnë shkollën, çrregullimet bëhen gjë e zakonshme. Jo vetëm që ditët bëhen të stërngarkuara por njejtë ndodh edhe me gjumin. Fëmijët kanë imagjinatë të zhvilluar, që do të thotë që frika e natës dhe ankthet ndodhin shpesh. Terrori natës, somnabulizmi, të lagurit e krevatit, pamundësia për të fjetur (insomnia), fëmija nuk dëshiron të fle vetëm në dhomë, nuk dëshiron të fle vetëm në krevat, nuk mund të fle pa lodrën e preferuar dhe kërcitja e dhëmbëve, të gjitha këto janë çrregullime të zakonshme të fjetjes tek fëmijët. Nëse fëmija përjeton cilëndo nga këto që i përmendëm dhe nuk mund të fle, vështirë zgjohet në mëngjes, i përgjumshëm është gjatë ditës dhe ka nevojë për gjumë, atëherë ai sigurisht që ka probleme me fjetje.

Shprehitë e mira

Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Nëse egziston ndonjë nga këto çrregullime të paraqitura, bisedoni me fëmijën se cilën rutinë doni të aplikoni dhe përmbajuni rutinës për disa javë. Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, definitivisht është koha që ta vizitoni pediatrin.

Çrregullimet e gjumit janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët dhe nuk është aspak e mirë për ta. Përveç që i pengojnë zhvillimin mental dhe fizik, fëmija ditën e nesërme do të jetë i lodhur dhe i acaruar. Është e nevojshme që ta kuptoni se si funksionon cikli i fjetjes, cilët janë crregullimet më të shpeshta dhe si ti krijoni fëmijës shprehi të mira gjatë kohës së gjumit sepse vetëm në këtë mënyrë do ti ndihmoni fëmijës tuaj, si dhe natyrisht me vizitën tek mjeku.

/komuniteti