Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nga 3 deri në 6 muaj

Fjetja më tipike në këtë moshë

Në moshën 3 muaj shumica e foshnjave flejnë gjithsejt 12 deri 15 orë në ditë, duke përfshirë gjumin gjatë natës dhe dremitjet gjatë ditës.

Rast për të ushtruar për një gjumë më të shëndetshëm

Zakonisht, rreth moshës 3 muaj, foshnjat fillojnë të zhvillojnë një orar më të rregullt të fjetjes dhe të zgjimit dhe e kanë lënë shumicën e të ushqyerit gjatë natës.

Kjo nuk do të thotë se ju papritmas duhet të impononi ndonjë plan rigoroz të fjetjes tek foshnja juaj 3 – 4 muajshe. Në të vërtetë foshnja juaj veç duhet të ketë zhvilluar një orar të caktuar të fjetjes i cili përputhet mirë me jetën tuaj familjare. Por nëse dëshironi që fëmija juaj të flejë më gjatë sa herë që bjen të flej dhe të ketë orar sa më të rregullt të gjumit, atëherë tani është koha që ta mësoni njëfarë lloj të trajnimit të fjetjes.

Mbani në mend se secila foshnje e ka mënyrën dhe orarin e vet të veçantë të zhvillimit. Përcjellni me kujdes se si reagon foshnja juaj në trajnimin e të fjeturit, dhe në rast se nuk duket e gatshme që të merr pjesë, atëherë ndërpreni aktivitetin dhe provoni përsëri pas ca javësh.

Fjetja gjatë natës

Në një pikë kohore diku rreth muajit të 3 dhe të 6, shumica e foshnjave janë të afta të flejnë gjatë tërë natës. Por, nuk është fjala për gjumë të rregullt prej 8 orësh. 'Fjetja gjate tërë natës' në këtë kohë nënkupton një fjetje prej 5–6 orësh në përgjithësi (megjithëse ka raste kur foshnjet flejnë shumë me gjatë).

Kjo do të ju duket me të vërtetë e pamjaftueshme kur shpresoni se do të flini dhe vete 8 deri 9 orë. Por kjo është një moment i rëndësishëm si për ju ashtu dhe për foshnjën tuaj, duke ju mundësuar që të kenë pauza të shkurtra me gjumë dhe të ndiheni ca më të çlodhur në mëngjes.

Në rast se foshnja juaj ende nuk flenë 5–6 orë të rregullta çdo natë, nuk jeni të vetmuar. Shumica e foshnjave ende zgjohen shpesh natën për tu ushqyer nga muaji 3-të deri në muajin e 6-të . Por me mbushjen e 6 muajve, bile dhe më herët, ajo është gatshme për të ndërprerë të ushqyerit me qumështin e nënës, së paku gjatë natës, në rast se ju vendosni për këtë gjë.

Zgjimi i përsëritur

Në rast se foshnja juaj veq është duke fjetur në perioda të zgjatura kohore, atëherë mund të jeni e lumtur. Por edhe foshnjat të cilat kanë fjetur për javë dhe muaj të tërë si duhet, mund përsëri të fillojnë të zgjohen gjatë natës - prandaj mos u befasoni në rast se papritmas përsëri jeni duke u zgjuar çdo natë, mbrenda çdo 2–3 orëve gjumë që i bëni.

Mund të jetë më të vërtetë frustruese dhe e pazgjidhshme nëse i bën të gjitha këto foshnja juaj, por ajo i ka arsyet e veta. Ajo mund të jetë tejet e vetëdijshme dhe e ndjeshme për botën që e rrethon dhe mund të zgjohet duke qarë duke kërkuar shoqërine tuaj dhe argëtimin me ju. Ose ajo mund të jetë aq fort e preokupuar me ushtrimin e shkathtësive të reja për të siç janë të rrotulluarit apo ulja në tokë, sa që i përsërit në gjumë të gjitha këto gjëra dhe zgjohet nga gjumi nga kjo gjë.

Si mund të formoni shprehi të shëndetshme të gjumit

Ja ku janë ca këshilla për ti ndihmuar foshnjës suaj që të flejë më mirë.

Formoni kohën e caktuar të gjumit gjatë natës dhe të dremitjeve gjatë ditës dhe përmbahuni orarit të caktuar

Kur foshnja juaj ishte e porsalindur, ju e dinit se kur ishte koha për të fjetur duke vërejtur shenjat e saja të gjumit (fërkimi i syve, tërheqja e vesheve etj.) Tani që është ca më e rritur duhet t’ia caktoni kohë e rregullt të fjetjes si dhe kohën e rregullt të dremitjeve gjatë ditës, që t’ia rregulloni orarin e fjetjes foshnjës tuaj.

Ca foshnje bien në gjumë rreth orës 6 në mbrëmje, ndërsa ca të tjera rrijnë plotësisht të zgjuara gjer në orën 8 ose dhe me vonë. Dhe poashtu zakonet e juaja shtëpiake do të ndikojnë në orarin e saj të gjumit.

Zgjedhni një kohë të përshtatshme të gjumit që i përshtatet orarit të familjes tuaj, dhe mundohuni që ti përmbaheni sa më shumë. Në rast se fëmija juaj ka dëshirë të rrijë zgjuar përtej orarit të caktuar të fjetjes, atëherë merrni parasysh këtë: se sjellja plot energji në mbrëmje do të thotë së fëmiu juaj është i lodhur.

Apo mund të caktoni një kohë specifike për të dremitur çdo ditë, si p.sh. 9.00 në mëngjes, 12.00 në mesditë apo në ora 3.00 mbasdite. Apo mund që vetëm ta lini foshnjën tuaj të shtrirë dy orë pas zgjuarjes nga gjumi i fundit. Përderisa ka shumë mundësi për të fjetur, të dy llojet e përpjekjeve janë frytdhënëse.

Në rast se foshnja juaj ka vështirësi për të fjetur apo për të ndenjur në gjumë, si gjatë natës, ashtu dhe gjatë dremitjeve të ditës, atëherë provoni që ta vini në gjumë sa më herët. Lodhja e tepruar mund ta vështirsojë qetësimin dhe fjetjen e rehatshme.

Filloni që ta krijoni rutinën e gjumit

Në se ende nuk e keni bërë këtë gjë, është koha e duhur që të filloni me rutinën e gjumit. Rituali juaj mund të përfshijë cilëndo prej gjërave në vijim apo dhe që të gjitha: larja e foshnjës tuaj, ndërrimi i rrobave për të fjetur, leximi i përrallave, këndimi i ninulave, dhe puthja për natë të mirë.

Cilado rutinë që i përshtatet familjës suaj është e shkëlqyeshme, por vetëm në rast se e bëni me rend të njejtë dhe në kohë të njejtë për çdo mbrëmje. Foshnjet lulëzojnë në rregull dhe qëndrueshmëri.

Zgjoni foshnjën tuaj në mëngjes për t’ia formuar orarin ditor

Është gjë e mirë që ta zgjoni foshnjën tuaj në mëngjes në rast se ajo flen përtej orarit të zakonshëm, për t’ia caktuar orarin ditor. Foshnja juaj ka nevojë që të ndjek orarin e rregullt të fjetjes dhe të zgjimit, dhe ti ripërtrijë forcat me dremitjet e shpeshta gjatë ditës. Duke e zgjuar në kohë të njejtë foshnjën tuaj çdo mëngjes, do të ju ndihmojë që ta mbani atë në orar të parashikushëm dhe të mundshëm të gjumit.

Inkurajoni fëmijën tuaj që të flejë vetë

Që të gjithë ne, si foshnjat ashtu dhe të rriturit, zgjohemi nga disa herë gjatë natës në momente të shkurtra (nga disa sekonda gjer në disa minuta). Si të rritur që jemi, ne e vemë veten në gjumë - dhe as që na kujtohet që e kemi bërë kur të zgjohemi.

Aftësia për të fjetur përsëri është çelësi i dremitjes gjatë natës. Ca foshnje duket se bëjnë këtë krejt natyrshëm. Por në rast se foshnja juaj nuk mund ta bëjë atëherë kjo është shkathtësia që duhet ta zotërojë. Njëra nga mënyrat për filluar është që ta veni për të fjetur kur është e përgjumur por ende zgjuar.

Nëqoftëse foshnja juaj ka nevojë për ndihmë dhe nëse ju mendoni se është e aftë, ju mund të provoni një metodë më të ndërlikuar të trajnimit të fjetjes. Metodat përfshijnë teknika të ndryshme të veprimit ku ju ose e lini të qajë ose e hutoni dhe nuk e lini të qajë foshnjën tuaj. Gjëja që do të këtë më së shumti sukses mvaret nga stili i juaj i përkujdesit prindëror, bindjet e juaja personale, dhe nevojat e veçanta që do të mund ti ketë foshnja juaj.

floreta peca (3 vite më parë)
faleminderit per keshillat ju lutem te me tregoni sa ore duhen ne dit per nje femi 4 muajsh