Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A mundet temperatura ime gjatë shtatëzanisë ta dëmtojë foshnjën time?

Ndikimi temperaturës së lartë në shtatëzani

Herët në shtatëzani temperaturat e ulta nuk janë ndonjë problem. Por një temperaturë e lartë mbi (39,5 celzius) mund të jetë vdekjepruese për foshnjën tuaj.

Procesi fiziologjik i zhvillimit të hershëm të fetusit, siç është aktiviteti i proteinave, janë të ndjeshme ndaj temperaturave, dhe i gjithë procesi i zhvillimit të fetusit mvaret nga përdorimi i proteinave të duhur në kohë të duhur.

Në qoftë se temperatura e trupit tuaj shkon nga 37 gradë celzius në 39.5 gradë celzius, ajo mund ti pengojë proteinat nga funksionimi i rregullt dhe mund të shkaktojë abortimin tuaj

Më vonë gjatë shtatëzanisë, kur foshnja juaj është plotësisht e formuar, dhe çështja është vetëm rritja sa më e madhe foshnjës tuaj, temperatura nuk është më aq problem, përveç në rastet kur është i shkaktuar nga infektimet e mbrendshme të mitrës.

Për të qenë e sigurtë, thërrisni mjeku kur keni temperaturë e cila duket se nuk është e lidhur me ndonjë sëmundje.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Studimet e bëra me gratë me temperaturë të lartë të cilat kane hyrë për tu larë në vaskë apo në saunat e nxehta gjatë shtatëzanisë, kanë treguar rrezik më të madh për të patur defekte të boshtit kurrizor siç është spina bifida.

Ky rrezik paraqitet kryesisht kur temperatura ose ekspozimi ndaj temperaturave të larta ndodh mes javës së 4 dhe të 14 të shtatëzanisë. Zhvillimi i temperaturave pas kësaj kohë, gjatë tremujorit të dytë apo të tretë nuk ka gjasa që ta dëmtojë foshnjën tuaj.

Hulumtuesit poashtu i kanë lidhur temperaturat e larta dhe të zgjatura me abortin, posaçërisht në tremujorin e tretë, por rezultatet nuk janë ende përfundimtare.

Të jeni pa brenga kur është në pyetje ndonjë temperaturë e ulet me kohëzgjatje të shkurtër pasi që nuk ka gjasa të dëmtojë foshnjën tuaj dhe mund të shërohet me acetaminophen. Por nëse temperatura bëhet me të vërtetë e lartë dhe zgjatë për një kohë të gjatë atëherë është më së miri të konsultoheni me mjekun.

Kur sezona e gripit është rreth e rrotull, mbani në mend se pa marrë parasysh se sa larg mund të jenë, janë të këshilluara që të marrin inxheksionin kundër gripit, i cili mund të parandalojë të gjitha temperaturat e shkaktuara nga gripi.

 

Anja (3 vite më parë)
Pershendetje, aktualisht jam rreth 18 jave shtatzene. Po behet rreth 2 dite qe temperatura me qendron konstante 37.5 grade, kam pak dhimbje fyti dhe hunde te bllokuara. Po mundohem te perdor sa me pak paracetamol dhe tylolhot, po perdor shume cajra, mirepo kam frike nese kjo temperatura ime influencon tek fetusi. Ju lutem a mund te me sqaroni se si ta kontrolloj temperaturen, dhe cfare rreziqesh e presin foshnjen? Faleminderit.

/komuniteti