Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dhembjet e shpinës gjatë shtatzanisë

Sipas disa hulumtimeve, gati 50 % të shtatzënave vuajnë nga dhembjet e shpinës. Këto probleme zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në konturat e trupit të femrës, duke u rritur fëmija dhe duke shtuar në peshë, nga muaji në muaj në barkun e nënës. Kjo peshë e shtuar shkakton ndryshim në qendrën e gravitetit të trupit të femrës. Ndryshimet e mëdha hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së hershme të shtatzanisë, poashtu janë një nga shkaqet e dhembjes së shpinës.

Qendra e gravitetit të trupit të femrës lëviz përpara, përderisa mitra rritet. Ndërrohen pozitat dhe mënyrat e lëvizjes, gjë që paraqet përpjekje shtesë për kurrizin dhe shpinën, dhe si rezultat paraqiten dhembjet në atë pjesë të trupit.

Në raste të caktuara, infeksionet urinare, të cilat janë shumë të shpeshta gjatë shtatzanisë, mund të jenë shkaktar të dhembjes së shpinës. Nëse keni dhembje akute në fazën e hershme të shtatzanisë, menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut. Dhembjet e shpinës gjatë shtatzanisë mund të lajmërohen shkaku i shumë faktorëve të cilët kërkojnë vëmendjen momentale të mjekut.

Në asnjë mënyrë mos përdorni ilaçe pa konsultim të mjekut. Ushtrimet janë ilaç i sigurte i cili mund ti ndihmojë shtatzënave. Ecja është ushtrimi më i miri. Por mos ecni shpejtë dhe në mënyrë agresive.

Keni kujdes në mirëmbajtjen e trupit. Mbani shpinën drejtë dhe mundohuni që ta mbani atë pozitë dhe përdorni jastëk dhe shtresa të ndryshme për pjesën e mesit të shpinës. Kujdesuni mirë për mekanizmin trupor. Shmangni ushtrimet për muskuj sepse mund të përkeqsojnë dhembjet e shpinës.

Shtatzënat nuk duhet të qëndrojnë gjatë në këmbë, gjatë udhëtimeve apo për shkaqe të ndryshme. Mos ndërroni shumë shpesh pozitat e qëndrimit ulur. Në periudhën e hershme të shtatzanisë është e domosdoshme që të pushoni dhe të fleni mjaftueshëm.

Shmangni gjithsesi ecjen me këpucë me take të larta. Kjo është e rezikshme sepse shpina tendoset. Për ulje përdorni karrige të ulët dhe të rrafshët. Gjithashtu, shmangni kohëzgjatjen e madhe të punëve të shtëpisë.

Rrobet duhet të jenë të rehatshme, andaj shmangni rrobet e ngushta.

Shoqet apo nëna/gjyshja juaj me përvojë mund të ju këshillojë në lidhje me dhembjet e shpinës. Ndonjëherë ato këshilla janë më të dobishme se sa ato të mjekëve.

Dialeta (7 vite më parë)
Jam shtatzen i kam 7 jav po kam dhimbje te mjedisit dhe skam ureks fare a mund te me jepni nje pergjigje ju faleminderit
ardiiiii (10 vite më parë)
Gruaja ime esht ne javen e 5 te shtat zanis dhe ka dembje te shpines a mund te me ndimoni po ashtu edhe cikli me te bardha i vin shum a si me ni fjal.popullore teshat e bardha qfar mund te bjem te lutem.nje keshill
Ida (12 vite më parë)
Kurse problemi im eshte ky, une jam ne muajin e 4 te shtatzanise, shtatzani me binjake, kam filluar te kem dhimbje ne fund te barkut e kjo si rezultat i peshes se dy bebeve qe i kam po me bejne shtypje ne pjesen e kombilikut, me propozuan qe te mbaj "shok"... cka me propozoni a eshte mire apo jo qe ta mbaj ate, dua te them mos eshte gje me rrezik? Faleminderit.
Bena (13 vite më parë)
Pershendetje, kam shumr dhembje shpine, jam ne muajin e 8 te shtatzenise por kam shume thembje mjeku me ka thene se kam infeksion urinar dhe jam tu perdor CEFALEXIN por shume pak po ma ndal dhimbjen, cfare me kishit keshilluar ju, tere naten nuk mund te fle prej shpines. E pres pergjigjjen tuaj, faliminderit Bena.

/komuniteti